15 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë javës së shkuar në Fier , 8 prej të cilëve për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 7 të tjerë për shkak se po drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Policia njofton se gjithashtu janë pezulluar 13 leje drejtimi nga të cilat 11 për shkak se kishin përdorur pije alkoolike dhe 2 për tejkalim shpejtësie jashtë normave të lejuara.
Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të bërë të mundur shmangien e aksidenteve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit
Në zbatim të detyrave të përditshme në drejtim të parandalimit të shkeljeve të rregullave të qarkulimit rrugor të cilat janë burim aksidenti, sidomos përdorimi i alkolit nga drejtuesit e automjeteve dhe ecja me shpejtësi, Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka vijuar punën për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror.

Gjatë javës që lam pas janë arrestuar 15 drejtues automjetesh, nga të cilët 8 për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi nga të cilat 11 për përdorim të pijeve alkoolike dhe 2 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1468 masa administrative të cilat janë kryesisht për shkelje të rregullave që janë precedent për aksidente rrugore si parakalimet e gabuara, përdorimi i pijeve alkoolike, shpejtësi tej normave të lejuar, përdorimi i celularëve etj.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë gjatë këtij sezoni në akset rrugore në Juridiksionin e Qarkut Fier, si edhe nisur nga evidentimi i shkeljeve të Kodit Rrugor nga përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore iu bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit duke kufizuar shpejtësinë, shmangien e pijeve alkoolike si edhe iu bën thirrje prindërve të adoleshentëve që të mos ju japin makinën fëmijëve të tyre të cilët nuk janë të pajisur me leje drejtimi.

Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier do intensifikoi punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Artikulli paraprakTREMUJORI I DYTË, 2.1 HERË MË PAK ENERGJI ELEKTRIKE NGA THATËSIRA
Artikulli tjetërTRE SHQIPTARË DHE NJË GREK KAPEN ME 3 KG DROGË