Dy shtetas të dënuar njëri për “Mashtrim” dhe tjetri për “Trafikim të lëndëve narkotike” janë ekstraduar drejt vendit tonë. Ata janë Shefki Lusha dhe Vasil Dervishanji.
Policia njofton se: Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:Shefki Lusha, 49 vjeç, lindur në Dibër.
Shtetasi Shefki Lusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin penal nr. 3969, datë 16.11.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Shtetasi Shefki Lusha ka mashtruar shtetasit D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët këtyre shtetasve është larguar jashtë vendit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Gjithashtu po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:- Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.
Në datë 01.12.2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje nga R.SH gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi të drejtuar nga shtetasi Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.
Shtetasi Vasil Dervishanji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 26.12.2014, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë me vendimin nr. 79 datë 22.06.2012, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/1 e 22 i Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.