Topin e artë e duan të gjithë, por cili është ai çmim që nuk e do asnjë futbollist. Një agjenci lajmesh ka renditur 3 lojtarët më të këqij të vitit 2017. Renato Sanches, është quajtur Golden Boy i Futbollit Europian, por çka bërë ai pasi mori këtë vlerësim. Firmosi për Bayernm por nuk mundi ti bëjë vend vetes në formacion. U huazua në Premier League tek Swansea, por dështoi sërish.
Vlera e tij në merkato është 22 milionë euro por askush nuk di të thotë cka bërë ai për ta justifikuar këtë. Gabriel Barbosa, u prezantua tek Inter si Gabigol. U shfaq në 6 ndeshje si zëvendësues dhe më pak se 20 minuta për secilën. U dërgua tek Benfica në huazim, por edhe pse braziliani duhet të ndihej si në shtëpi, ka luajtur vetëm 13 minuta në klubin portugez.
Aktualisht vlen 12 milionë euro në merkato dhe askush nuk di të thotë çdo të bëjnë klubet me të. 12 milionë vlen edhe Arda Turan që luan për Barcelonën. Luan, është fjala që përdoret për të thënë që është i punësuar. Gjithësej për vitin 2017 ka luajtur 505 minuta në kampionat dhe 25 në Champions league, duke shënuar një gol. Turku është në largim nga Spanja por nuk ka ende një destinacion.