E diela e fundit e muajit tetor, (25 tetor) shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë mbrapa. Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta mbrapa dhe ora do të shënojë 02:00.

Në vende të tjera , ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ) që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e Tetorit.

Artikulli paraprakNË PRAG TE KONFERENCËS SHKENCORE “ICRAE 2015”
Artikulli tjetërFilloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen :