Sot do të flini një orë më pak për shkak të ndërrimit të akrepave të orës dhe zhvendosjes së tyre 60 minuta para.
Ndryshimi i orës do të ndodhë në 02:00 të mëngjesit të së dielës, ku akrepat do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar 03:00. Në vende të tjera ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.