Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen 60 minuta pas. Këtë vit ndërrimi i orës do të ndodhë më datën 27.

Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit për të shënuar orën 02.00.

Kjo na dhuron një orë më shumë gjumë gjatë natës, por gjithashtu sjell një orë më pak dritë gjatë pasdites, pasi agimi dhe perëndimi do të ndodhin një orë më herët. Shumica e pajisjeve elektronike e bëjnë këtë ndryshim automatikisht. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën më 31 mars 2025, kur ora verore do të hyjë sërish në fuqi në orën 3 të mëngjesit.

Si ta menaxhojmë ndryshimin e orës?

Rregulloni orarin në mënyrë graduale
Filloni të “stërviteni” për ndryshimin e orës, para se akrepat të shkojnë një orë pas në mënyrë që të përshtateni shpejt me kohën e re.

Bëni sa më shumë shëtitje në natyrë
Bëni sa më shumë ecje në natyrë që të ekspozoheni sa më shumë në dritën e ditës gjatë gjithë fundjavës, pasi drita është ajo që rregullon orën tonë biologjike.

I thoni jo gjumit të pasdites
Shmangni dremitjet e pasdites, të paktën derisa të mësoheni me kohën e re.

Ndriçim i mirë në shtëpi
Përpiquni të përmirësoni ndriçimin e ambienteve shtëpiake, duke hapur grila dhe perde gjatë ditës dhe duke përdorur dritat artificiale. Gjithashtu mund të vendosni edhe llamba të posaçme që përdoren për të ashtuquajturën terapi me dritë, të afta për të prodhuar frekuenca të veçanta drite që nuk të shqetësojnë shikimin, por që janë në gjendje të nxisin ribalancimin biokimik të brendshëm të orës sonë.

Aktivitet fizik
Kryeni aktivitet fizik për përmirësimin e humorit dhe për t’u larguar nga monotonia

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Artikulli paraprakNJOHJE TË REJA PËR BEQARËT …ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË 26 GRADË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME