Kryeministri Edi Rama në 12 maj do të jetë në Athinë ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ftuar se shqiptarët të marrin pjesë në takim.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”!

Edhe dje kreu i qeverisë ndau pamje nga takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006.

Rama theksoi se, “shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie, qytetarie dhe suksesi”.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 12 maj një takim me bashkatdhetarët në Greqi. Turi i kryeministrit Rama me diasporën është emërtuar “Krenar për Shqipërinë”.

Të dielën në Athinë, Rama fton emigrantët t'i

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NUK KUALIFIKOHET NË FINALEN E EUROVISION, MBYLLET RRUGËTIMI I BESA KOKËDHIMËS ME KËNGËN “TITAN”
Artikulli tjetërSHKODËR, TRANSPORTONTE ME FURGON VAZO ME FIDANË KANABISI, ARRESTOHEN 4 SHTETAS