Autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç.

Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuçiç.

“Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të jetë ndërmjetësuesja e takimit mes Thaçit dhe Vuçiçit, më 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve

Artikulli paraprakTHEMELUESI I AMAZON SHPALLET NJERIU MË I PASUR NË BOTË
Artikulli tjetërFLUKS NË URGJENCË, 20 RASTE NË DITË