NË SHKODËR PRESIN FITORE, HUMBJA FUNDOS KUQEBLUTË. Të dielen Vllaznia do të kërkojë të bëjë kthesen e madhe, pas katër humbjeve radhazi të pësuar në kampionat.

Por as kjo nuk do të jetë e lehtë. Përballë kuqebluve do të jetë skuadra e Teutës. Një kundërshtar që ka qenë gjithmonë problematik për kuqeblutë. Por vitet e fundit, shkodranët kanë arritur të zhillojnë ndeshje të mira përballë tyre. Ndoshta kjo mund të jetë një shtysë më shumë dhe të japë një shpresë se historia do të flasë dhe këtë herë për kuqeblutë. Natyrisht që kjo sfidë është shumë përcaktuese për vetë faktin se ekipi vjen pas disa humbjeve. Një tjetër humbje, jo vetëm që do të vërtetojë  se Vllaznia nuk ka një grup aspak cilësorë, por do ta fundosë më shumë atë drejt fundit të klasifikimit të përgjithshëm. 

Nisur nga rëndësia e këtij takimi, trajneri Baldo Raineri, është duke menduar të bëjë disa lëvizje të tjera në formacionin kryesorë. Siç mësohet, ai ka mbetur i pakënaqur me disa lojtarë të cilët duhej të bënin maksimumin në fushën e lojës. Prandaj pritet që në formacionin kryesorë të ketë disa spostime. Natyrisht nuk pritet një gjë e madhe, pasi tashmë dihet grupi i lojtarëve që janë në dispozicion të teknikut Italian.

 

Takimi do të zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00. Dihet që do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi fusha e “Loro Boriçit” është e gjobitur dhe ndëshkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për dhunën që ka ndodhur në ndeshjen me Tiranën. Kuqeblutë do të luajnë sërish pa mbështetjen e tifozerisë së tyre, por fitorja do të forconte pozitat e ekipit në renditje. Në të kundërt, pritet të ketë dhe masa ndëshkuese e veprime konkrete për zgjidhjen e situatës. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/QXuslDqeFM8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“PJETËR GJOKA” NIS RIKONSTRUKSIONI
Artikulli tjetërXHUDO, KELMENDI DREJT TITULLIT NË ABU DHABI