PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË QEVERISË PËR REFORMËN NË ARSIM. Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në Shkup janë mbledhur mijëra studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, së bashku dhe më prindër, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë së Maqedonisë për refromën në arsim. Studentët janë kundër nënshtrimit ndaj provimit shtetërorë dy herë gjatë studimeve; në fund të vitit të dytë dhe në përfundim të studimeve.

Nën moton “jo shkeljes së të drejtave të studentëve”, “Jemi studentë jo marioneta”, “Shkëmbej indeksin me Pasaportë” e të tjera, studentët kanë nisur protestat nga Univesiteti i Shkupit “Shën Qirili” dhe Metodi për të vazhduar para parlamentit, e për të përfunduar para ministrisë së arsimit të Maqedonisë.Edhe studentë të universiteteve të tjera kanë mbështetur këtë protestë duke ju bashkuar marshimit paqësor në kryeqytetin Maqedonas. Senati studentor ka ftuar nëpërmjet një letre dekanë, prodekanë, asistentëve, profesorë dhe gjithë akademikët që të bashkohen në marshimin e tyre.Studentët shpresojnë në përkrahje më masive gjatë orëve pasuese të protestës. 

Artikulli paraprakRIKONSTRUKTOHET BLLOKU I PALLATEVE VAU DEJËS
Artikulli tjetërOMI: BUXHETI BASHKISË PENG I REFORMËSNË