Ditën e enjte, në seancën e radhës, pritet të që zgjidhet kryeprokurori i ri.

Në garë janë Olsian Çela, i cili është renditur i pari në listë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për t’u ndjekur më pas nga Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj 362 pikë. Kryeprokurori i ri zgjidhet me tre të pestat e votave në parlament, (84 vota), por në rast se nuk parlamenti dështon, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë në rastin konkret, Olsian Çela.

Në deklaratën që ka dhënë më herët, kreu i këtij institucioni, Gent Ibrahimi ka deklaruar se Kuvendi duhet votojë kandidatin që është renditur me pikë më të larta KLP-ja, pas intervistimit të tyre.

Ndërkaq në rendin e ditës, Parlamenti do të votojë rezolutën anti-ruse për ndërhyrjet në zgjedhje, buxhetin e shtetit 2020, aktin normativ për dhënien e 17 apartamenteve për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Gjithashtu edhe shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor me katër muaj për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Artikulli paraprakANËTARI I KËSHILLIT TË BASHKISË SË NJU JORKUT: JETA E SHQIPËRISË KA NDRYSHUAR NGA TËRMETI
Artikulli tjetërRAMA: VITI I RI S’DUHET TË GJEJË ASNJË RRËNOJË DHIMBJEJE TË PAPASTRUAR NË DURRËS E THUMANË