Vetëm një ditë pasi opozita nisi përgatitjet e aksionit kundër qeverisë Rama, duke paralajmëruar mosbindje civile, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka mbledhur deputetët e djathtë, kryetarët e bashkive dhe disa krerë të degëve në selinë blu.

Duke filluar nga e enjta do të bllokohen disa nga akset kryesore në vend, si në Vorë, Fushë-Krujë, Bradashesh, aksi Lushnjë-Fier duke paralizuar kështu qarkullimin.

Takimi i Bashës me deputetët, kryebashkiakët e djathtë dhe krerët e degëve të PD në rrethe ka pasur në fokus aksionin opozitar për mosbindjen civile, i cili mësohet se do të nisë ditën e enjte, në orën 10-13, në të njëjtën kur mblidhet dhe Parlamenti.

Kërkesa për mosbindje civile erdhi pas protestës së qytetarëve në “Rrugën e Kombit” që kundërshtonin tarifën e vendosur nga koncesionari.

Artikulli paraprakSHKON PËR TË VJEDHUR, BIE NGA BALLKONI
Artikulli tjetërZJARR TEK TREGU I SHUMICES NE SHKODER