Në mbledhje e sotme të konferencës së kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë.
Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë se do të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e tij.
PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.