Të gjitha automjete me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen. Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor, të gjitha mjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 dhe kanë timon anglez, pra sistem drejtimi në krahun e djathtë, do të bllokohen dhe do të futen në listën e zezë, për shkak se sistemi i drejtimit të mjeteve duhet të përputhet me kriteret dhe normat e kodit tonë rrugor.
Të gjithë qytetarët që tashmë kanë në qarkullim një mjet të tillë, do të duhet të ndërrojë krahun e timonit.
Që prej marsit të vitit 2015 në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve me timon anglez dhe as qarkullimi i tyre në rrugë, për shkak se janë bërë shpesh burim aksidentesh.