Më në fund pasagjerët e linjave ajrore do të kenë mundësi të telefonojnë duke përdorur Wi-Fi, në bazë të propozimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Transportit.

Disa kompani ajrore ndërkombëtare kanë krijuar mundësi që pasagjerët e tyre të mund të bëjnë telefonata si dhe të dërgojnë mesazhe gjatë fluturimit, pasi e shohin si komoditet për ata. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, kanë filluar dhe kritikat pasi shumë njerëz janë ankuar se thirrjet mund të jenë shqetësuese gjë e cila çon dhe në shkaktimin e incidenteve. Por, Departamenti Amerikan i Transportit (DOT) ka thënë se ka parashikuar disa politika për rastet kur do lejohen telefonatat dhe këtë mundësi e ofrojnë vetëm disa linja ajrore. Sara Nelson, presidente e Shoqatës së Fluturimi shoqëruesit-CWA, ka thënë se nëse ky propozim bëhet realitet kjo kërcënon sigurinë e aviacionit dhe rrit gjasat e konfliktit në ajër, si dhe kërcënon sigurinë e ekuipazheve dhe pasagjerëve.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, RRITEN TEMPERATURAT
Artikulli tjetërINTELIGJENCA AMERIKANE: RUSIA KA NDËRHYRË PËR TË PROMOVUAR TRUMP