Tërmeti i ditës së shtunë, përhapi panik dhe frikë, ku të gjithë u turrën për të dalë jashtë nga lëkundjet e mëdha.
Por, një rast krejt ndryshe ka treguar kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një video të publikuar në Facebook.
Bëhet fjalë për stafin e materniteteve, ku infermieret u drejtuan drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave për t’i inkurajuar nga paniku që i kishte kapur nga tërmeti.Për t’i falenderur për punën dhe përkushtimin, ka shkuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë.”, -shkruan Edi Rama në Facebook.