Të hënën, më 25 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.
Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.
Të ftuar në mbledhjen e KLP-së thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.
Tetë prokurorët që pritet të miratohen:Altin Dumani ;Arben Kraja ;Behar Dibra ;Edvin Kondilli ; Elida Celami(Kaçkini); Ened Nakuçi ;Enkeleda Millonai ;Klodian Braho.