Çertifikimi i zgjedhjeve vendore te 14-majit dhe konfirmimi i mandatit të kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu nga gjykata, i ka hapur rrugë konsiutimit të këshillit të ri bashkiak dhe betimit të kryetarit.Në zbatim të nenit 48 dhe 60 të ligjit nr. 139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore”, mbledhja e pare e Këshillit të Bashkise Lezhe, dalë nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore është planifikuar të zhvillohet të hënen e 26-qershorit në oren 10:00 në sallen e Bibliotekës “Ate Gjergj Fishta”.Në këtë mbledhje do të bëhet konsituimi i Këshillit Bashkiak, zgjedhja e organeve drejtuese e përfaqësuese, ceremonia e marrjes në dorëzim të detyres së kryetarit të bashkise dhe zgjedhja e përfaqësuesve të Keshillit të bashkise në Këshillin e qarkut Lezhë.Mbajtja e kësaj mbledhjeje të parë pritet me mjaft ineteres, pasi do zgjidhet Kryetari i Keshillit Bashkiak dhe përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut Lezhë.E majta ka në Këshillin Bashkiak të Lezhës ka shumicen e numrave dhe synon te mbaje në Lezhe dhe Kreun e Keshillit te Qarkut, por nuk mungojnë edhe pretendimet në Mirditë dhe Kurbin.