Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë nga nesër pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.

Për të shmangur radhët është realizuar një grafik në të gjitha qendrat e postës ku do të punohet ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Kështu çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet dhënia e pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi i fundvitit për ata që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date.

Artikulli paraprakHUMBI UNAZËN E DIAMANTIT NË TUALET, 9 VITE MË VONË IA KTHEN PUNONJËSI I BASHKISË
Artikulli tjetërNDEROHEN ME MIRËNJOHJE 12 GRA SHKODRANE