Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, do të zhvillojë nesër një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi në vendet e rajonit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Pak para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, që synon arritjen e një marrëveshjeje mazhorancë- opozitë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të 18 qershorit, zyrtari i lartë i DASH, bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Sipas Hoyt Brian Yee, bojkoti i parlamentit është shmangie përgjegjësie pasi qytetarët u japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është pikërisht parlamenti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee.

Artikulli paraprakBASHA: TRANZICION I BUTË PËRMES ZGJEDHJEVE TË LIRA
Artikulli tjetër“AMAR PELOS DOIS” MERR ÇMIMIN E PARË NË EUROVIZION