ME 7 JANAR EKIPI NË MAL TË ZI PËR FAZËN PËRGATITORE.Dita e hënë do të shënojë fillimin  e seancave stërvitore për ekipin e Vllaznisë. Kuqelbutë kanë bërë pushim vetëm 5 ditë, që nga data  31 dhjetor, ndërkohë që të hënën do të jetë stafit teknik italian i drejtuar nga Baldo Raineri do të jetë në stërvitje. Kuqeblutë i pret një fazë shumë e vështirë e  sezonit futbollistik. 

 

Veprimet e para janë ato të merkatos së janarit, që tashmë pasi Baldo Raineri të jetë në Shkodër do të bëjë të ditur planin e tij për përforcime  dhe largime. Këto lëvizje pritet të bëhen përpara datës 7 janar, datë kjo kur skuadra pritet të niset drejt Malit të Zi ku do të zhvillojë një fazë përgatitore prej 10 ditësh. Siç mësohet nga burime pranë ekipit shkodranë, stafi teknik do të ketë të gjitha të drejtat për lëvizjet në merkato, ndërsa bordi më në krye Xhevdet Amulin kanë garantuar anën financiare si dhe administrimin e duhur të ekipit. Një rol të rëndësishëm në merkato pritet ta bëjë dhe drejtori teknik Armir Grima. Po ashtu  nga dita e hënë e më pas do të synohet të qartësohen lëvizjet e lojtarëve të rinj. Deri tani ndonëse ka patur shuëm aludime sidomos për lojtarët e rinj, akoma nuk ka asnjë lëzije konkrete. Gjithsesi, me fillimin e seancave stërvitore, Vllaznia do të nisë kështu vitin 2015 ndërkohë që përforcimet dhe largimet pritet të marrin vëmendjen më të madhe gjatë kësaj merkatoje dimërore. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/RTnEoEykP_c” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVIDEO-SKANDALI NË QSUT, REAGON BEQAJ
Artikulli tjetërMICHAEL SCHUMACHER FESTON 46-VJETORIN