Krahas shqiptareve të Kosovës, interesi për apartamente në Lezhë është rritur dhe nga të huajt.Sipas të dhënave zyrtare nga 1 mijë e 200 apartamente që janë shitur në më pak se 1 vit e gjysmë, afro 400 janë blerë nga të huajt.Interesi më i lartë është për zonen turistike të Shëngjinit, ndërsa ata që po preferojnë të investojnë më shumë në pasuri të paluajtshme janë çekët dhe polakët.
Kreu i dhomes së Tregtisë dhe Industrise në Lezhë, Pashk Palokaj, thotë se megjithese jane rritur kostot e ndërtimit që është reflektuar edhe tek çmimi i shitjes kërkesat për apartamente në Shëngjin janë gjithnjë në rritje, pasi kjo zonë bregdetare jep mundësi për ta, por paralelisht duhet të investohet dhe në infrastrukturore.
Numri i rezidenteve në Shëngjin është rritur ndjeshem vitet e fundit dhe paralelisht edhe kerkësat për leje ndërtimi nga subjektet private, ndërsa çmimi i apartamenteve varion nga 1 mijë deri në 1800 euro për meter katror në varesi të zonave.