Rastet e personave të infektuar me Delta edhe pasi janë vaksinar janë prezente dhe këtë e konfiromojë edhe mjekët. Ndonjëherë këta persona janë asimptomatikë e në raste të tjera mund të përjetojnë simptoma të veçanta. Ndaj ekspertët sugjerojnë që përveç vaksinës e cila gjithësesi krijon nëj efekt lehtësues në organizëm, të kini parasysh edhe disa këshilla të tjera.
Sipas një studimi të kryer analizohen të dhëna nga 1,240,009 përdorues të një aplikacioni ku njerëzit deklarojnë se kanë kryer të paktën 1 dozë të vaksinës 971,504 të tjerë që janë vaksinuar plotësisht. Sipas këtyre të dhënave ekspertët raportojnë se megjithëse numri i të infektuarve është më i vogël, disa persona të vaksinuar sërish arrijnë të preken nga Delta.
Nga grupi i më shumë se 900 mijë personave të vaksinuar plotësisht vetëm 906 prej tyre rezultuan pozitiv ndaj Deltës. Nga këto të dhëna 39% e tyre përjtuan teshtima, 41% raportuan se kishin dhimbje koke, 43% rrjedhje hundësh, 43.7% përjetuan lodhje dhe 61.9% temperaturë.
Sipas ekspertëve personat mbi 60 vjeç kanë më shumë mundësi të preken nga Delta edhe pasi janë vaksinuar. Për shkak të sistemit të dobët imunitar dhe sëmundjeve shoqëruese që të moshuarit mund të kenë. Ky studim gjithashtu tregoi se ka dy herë më shumë gjasë të mos përjetoni asnjë simptomë nëse jeni të vaksinuar.