Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të PS mbi kandidatët e PD, përkatësisht kandidatit në Shijak, si i lidhur me krimin.
Basha tha se PD është hartuesja e ligjit të dekriminalizimit, ndaj dhe sipas tij, është “hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike”.
Më tej, Basha deklaroi se sot problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë Vettingun e politikanëve.