Nën moton e projektit “Të jesh aktiv pa barriera”, persona me aftësi ndryshe zhvilluan një takim në ambientet e Bashkisë Vau-Dejës, ku në qendër të diskutimeve me përfaëqsuesit e administratës u vu pikërisht përfshirja sociale e kësaj shtrese dhe angazhimi në vendimarrje.
Konsulenti pranë qendrës këshillimore të Caritas Sapës Gjovalin Marku, u shpreh se projekti që po zhvillohet synon ngritjen e një partneriteti të ri bashkëpunimi. Përfaqësuesit e bashkisë nga ana tjetër vlerësuan kontributin e qendrës këshillimore dhe ofruan mbështetje sa i përket përfshirjes sociale të personave me aftësi ndryshe. Projekti i iniciuar nga Caritas Sapa synon përfshirjen sociale të personave me aftësi ndryshe. Qendra këshillimore për këtë kategori operon prej 1 viti në qytetin e Vau-Dejësit, ndërsa projekti synon shtrirjen e shërbimeve edhe në zonat rurale.