Të jetosh afër hekurudhës ku treni kalon të paktën 2 herë përgjatë ditës është një guxim tepër i madh.
Një prej zonave ku janë vendosur këto familje është lagja “Skenderbeg” në afërsi të lumit Kir pranë shinave të trenit.Linja hekurudhore që kalon ngjitur me banesat e tyre shpeshherë krijon rrezikshmëri të lartë sidomos për fëmijët.
Distanca e banesës më të afërt është jo më shumë se tre metra larg hekurudhës. Kjo zonë gjatë natës bëhet tepër e frikshme.
Errësira e krijuar si pasojë e mungesës së ndricimit bën që me dhjetra banorë që përshkohen aty të ndihen të kërcënuar , aq më tepër që zona në fjalë nuk ka sinjalistikë. Treni që kalon rrezikon jetën e fëmijëve por edhe të moshuarve.
Në këtë zonë nuk ka asnjë lloj sinjalistike vetëm kur banorët shohin trenin që afrohet. Duke mos patur tjetër zgjidhje dhe për të krijuar një jetë sa më të mirë , me dhjetra familje nisën të ndërtonin në këtë zonë menjëherë pas rënies së regjimit komunist.
Por duke e parë në një tjetër këndvështrim është faji i shtetit i cili i ka lejuar banorët që të ndërtojnë aty dhe këta të fundit me të drejtë kërkojnë zgjidhje të problemeve përderisa janë qytetarë të Shkodrës dhe taksapagues të rregullt
Në fakt linja hekurudhore ngjitur me banesat disa herë është bërë shkak për aksidente të ndryshme.