GJURAJ: ASNJË QENDËR REHABILITIMI, SHTETI TË KUJTOHET PËR FËMIJËT AUTIKË. Te rritesh apo te trajtosh nje femije autik ne Shqiperi eshte shume e veshtire.
Ne te gjithe Qarkun e Shkodres nuk ka asnje qender rehabilitimi per keta femije madje shkollat shteterore nuk i pranojne femijet autike. Edhe mundesite ekonomike per te perballuar trajtimin e nje femije ne sektorin privat jane te paperballueshme. Kjo eshte historia e halles e cila ka marre ne kujdestari nipin per te ndihmuar keshtu disi familjen qe te rrise femijet e tjere. Albina ka edhe nje thirrje per organet shteterore. Shteti shqiptar jep vetem 93 mije leke te vjetra ne muaj per femijet autike mirepo prinderit e kujdestaret tregojne se kjo shume eshte qesharake ne krahasim me nevojat e medha qe ka per trajtim nje femije autik. Prandaj dikush duhet te kujtohet per ekzistencen dhe nevojat e ketyre femijeve.