Të kapur dorë për dore, aktorja Luiza Xhuvani së bashku me vajzën dhe djalin Kostandin Xhuvani i dhanë lamtumirën bashkëshortit dhe babait të tyre, Gjergj Xhuvani.

Regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani, u përcoll të martën në banesën e fundit. Familjarët vendosën që ceremonia mortore të ishte private, ndërsa kolegët thanë se arti humbi një ndër regjisorët më të mirë.

Djali i regjisorit u shoqërua gjatë gjithë kohës në ceremoni nga policë. Ai siguroi lejen nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Në heshtje përcollën ngushëllimet edhe miqtë e tij të ngushtë, edhe pse kishin shumë për të thënë për një regjisor e njeri të rrallë si Xhuvani.

Gjergj Xhuvani, humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej vitesh, një javë më parë në Romë, në moshën 56 vjeç.

Por pavarësisht gjendjes shëndetësore ai po punonte për të sjellë projektin e tij të fundit, filmin “Liqeni im”.

Artikulli paraprakNË PLAZHIN E VELIPOJËS, VROJTUESI BREGDETAR RIKTHEN NË JETË PUSHUESIN 15-VJEÇAR
Artikulli tjetërAUTOBUSI NDALON NË RRUGË PËR PASAGJERË, SHOFERI I MAKINËS HUMBET DURIMIN DHE QËLLON ME ARMË