Pas barazimit në ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vlleta tek skuadra e Kukësit nuk është pritur mjaft mirë ky rezuoltrat dhe si pasojë është shkarkuar trajneri Peter Pacult.
Në vendin e tij me shumë mundësi do të emërohet trajneri shkodranë Armando Cungu ku për të është një rikthim tek kjo skuadrë ku pritet që Cungu të marrë menjëherë drejtimin e ekipit ku vite më parë ka arritur suksesin historik të kalimit të 3 tureve në 2013-tën.
Tashmë pritet përgjigja e trajnerit shkodran i cili aktualisht është i paangazhuar me ndonjë skuadër dhe nëse ai do të thoshtë “po” patjetër që do të niste një epokë tjetër në drejtimin e ekipit të Kukësit.
Mesa duket ecuria e mirë dhe që ka realuzuar trajneri shkodranë Armando Cungu tek skuadra verilindore duket se ka lënë një shije të mirë dhe presidenti Gjici dëshiron ta rikthejë atë në krye të bardhebluve.
Nga sa bëhet me dije prezantimi dhe nisja e punës së tij si trajneri i Kukësit do të startojnë pasditen e së premtes ku Cungu do të udhëheqë skuadren në përballjen e dytë europiane të mërkuren e ardhshme në Malte në ndeshjen e kthimit ndaj Vlleta.