“Qeveria ka ndër mend të bëjë spastrime në administratë duke larguar profesionistët nga puna për t’i zëvendësuar me militantë të partisë socialiste”. Kjo është letra e hapur që shoqata e të larguarve nga puna i drejton kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, njëherësh kryetar i PS. “Pas fushatës spastruese që ndërmoret sapo moret karrigen e pushtetit, po përgatisni fushatën e radhës të spastrimit. Shtatori do të jetë muaji, do të nis aksioni fshesa në të gjitha ministritë dhe drejtoritë që operojnë në vend.
Zoti Kryeministër i shqiptarëve po ju kujtojmë premtimin se parimi i meritokracisë dhe standardi ishte kryefjalë e çdo fushate, sot pa më të voglin dyshim po shohim profesionistë qe mbeten pa punë dhe të pashpresë për një vend pune, ndërkohë që vendi i tyre po mbushet me të paaftë, ku aftësia e vetme është tesera e partisë dhe tundja e tyre si aritja më e madhe në jetë, se për arsimimin dhe aftësitë nuk të rekruton asnjë në administratën e sotme”-thuhet në letrën e hapur drejtuar Ramës. Më tej shoqata e të larguarve nga puna i bën të ditur kreut të qeverisë se herën e parë u larguan 8 mijë persona nga administrata dhe e njëjta gjë synohet përsëri. “Përmes aksionit të parë u flakën në rrugë mbi 8 mijë burra dhe gra vetëm e vetëm sepse nuk posedonin një teser partie. Kjo masakër e administratës publike i tejkalon kufijtë. Z. Kryeministër ju nuk dëgjoni zërin e shoqërisë civile. Harresa e parimit të meritokracisë, konkurse pune, vlera, në fakt të gjitha këto u hodhën poshtë dhe u zëvendësuan me standardin e mediokritetit. Të papunët po shtohen çdo ditë. Nuk kemi ndërmend të largohemi nga vendi ynë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh qe te kete kaq shume njerëz të administratës në rrugë. Nuk ka asnjë vend pune të ri në këto dy vite qeverisje, ndërsa propagandohej për 300 mijë të punësuar. Është e pamundur që një qeveri në dy vite t’ja vështirësojë popullit në këtë mënyrë jetesën. Reflektoni Z. Kryeministër pasi situata është shumë e rënduar në vend”-përfundon letra e hapur e shoqatës për të larguarit nga puna. “Pas fushatës spastruese që ndërmoret sapo moret karrigen e pushtetit, po përgatisni fushatën e radhës të spastrimit. Shtatori do të jetë muaji, do të nis aksioni fshesa në të gjitha ministritë dhe drejtoritë që operojnë në vend. Zoti Kryeministër i shqiptarëve po ju kujtojmë premtimin se parimi i meritokracisë dhe standardi ishte kryefjalë e çdo fushate, sot pa më të voglin dyshim po shohim profesionistë qe mbeten pa punë dhe të pashpresë për një vend pune, ndërkohë që vendi i tyre po mbushet me të paaftë, ku aftësia e vetme është tesera e partisë dhe tundja e tyre si aritja më e madhe në jetë, se për arsimimin dhe aftësitë nuk të rekruton asnjë në administratën e sotme”. “Përmes aksionit të parë u flakën në rrugë mbi 8 mijë burra dhe gra vetëm e vetëm sepse nuk posedonin një teser partie. Kjo masakër e administratës publike i tejkalon kufijtë. Z. Kryeministër ju nuk dëgjoni zërin e shoqërisë civile. Harresa e parimit të meritokracisë, konkurse pune, vlera, në fakt të gjitha këto u hodhën poshtë dhe u zëvendësuan me standardin e mediokritetit. Të papunët po shtohen çdo ditë. Nuk kemi ndërmend të largohemi nga vendi ynë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh qe te kete kaq shume njerëz të administratës në rrugë. Nuk ka asnjë vend pune të ri në këto dy vite qeverisje, ndërsa propagandohej për 300 mijë të punësuar. Është e pamundur që një qeveri në dy vite t’ja vështirësojë popullit në këtë mënyrë jetesën. Reflektoni Z. Kryeministër pasi situata është shumë e rënduar në vend”.