Asnjë gjyq nuk ka humbur deri tani Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në mbrotjen që i ka bërë punonjësve të larguar nga puna.

Kreu i BSPSH në Shkodër Albert Tukaj thotë se ka fituar të gjitha gjyqet në mbrojtje të punonjësve të larguar pa të drejtë. Që nga 2013-ta e deri më sot BSPSH shprehet Tukaj ka fituar mbi 100 gjyqe në favor të punonjësve të larguar nga puna. Kodi i ri i punës thotë Tukaj që po bëhet nuk është në mbështetje të punonjësve. Kreu i BSPSH shtoi gjithashtu se gjyqe të tjera në sektorin privat por edhe atë publik vijojnë çdo dhe këto kohë ka një rritje të numrit të atyre që largohen nga puna krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara.

Artikulli paraprakAURELA GAÇE VJEN ME NJË LAJM BOMBË
Artikulli tjetërMENAXHIMI I MBETJEVE, BASHKIA NIS PROCEDURAT E PROKURIMIT