Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.
Kreu i qeverisë në fund të fjalës së tij dhe edhe një mesazh se vendet duhet të shohin nga e ardhmja dhe jo e shkuara. Rama tha se e ardhmja është e vetmja hapësirë ku vendet do të gjejnë shumë arsye për t’u bërë bashkë, pasi e shkuara sjell vetëm ndasi.
“Ne duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo që është shqetësuese është se ardhmja jonë po përkufizimi nga e shkuara. Dhe e shkuara po përdoret si pikë reference, si burim frymëzimi, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën, e ardhmja duhet të jetë burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do vendosë se cila është e shkuara për ne. E ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për tu bërë bashkë, ndërkohë që e shkuara vazhdon të jetë një vend, një hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithnjë e më shumë arsye për të pasur ndasi me njëri-tjetrin, për të luftuar”, tha Rama.