PROTESTA E QYTETARËVE TË SHKODRËS NË DITËN E TRETË TË SAJ.
Ka vijuar edhe gjate dites se trete protesta e qytetarëve shkodranë në kundërshtim të vendimit të gjykatës së Apelit, e cila vendosi masën e sigurisë në arrest me burg për inspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemin.

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar dhe kërkuar ndjekje në gjendje të lire për inspektoren. Të indinjuar, ata i bënë thirrje gjykatës së lartë për shqyrtim të mëtejshëm të kësaj çështjeje, pasi sipas tyre, sistemi ynë gjyqësor nuk po vepron në mënyrë të barabartë.
Pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë arrestoi mbrëmjen e 5 Shtatorit ish-guvenatorin së bashku me inspektoren Elivar Golemi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa pas vendimit të Gjykatës se Apelit, që nga e Hëna e 15 Shtatorit, Fullani u lejua të ndiqet në gjendje të lirë, por jo vartësja e tij Elivar Golemi.

 

 

 

Artikulli paraprakVIZITA E PAPËS, BEKIM PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërLAJME SHKURT NGA KRONIKA