Ka një rast kur Shqipëria merret shembull dhe në mediat ndërkombëtare nuk flitet vetëm për krime apo probleme.

Megjithatë, shembulli nuk është edhe aq për të na bërë krenar. Në fjalorin politik të së majtës franceze, pjesëmarrja në një garë për kreun e një partie politike vetëm me një kandidat, konsiderohet si “zgjidhje alla shqiptare”. Termi është përmendur këtë të diel në lidhje me debatin e hapur për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste në pushtet. Synimi është që në garë të jetë vetëm presidenti i Francës, François Hollande. Ashtu sikurse debati në Shqipëri, edhe në Francë presidenti Holonde akuzohet se politikat e tij nuk janë më të majta. Kritikën e bën Aurélie Filippetti, një ish-ministre Kulture, e cila synon të kandidojë. “Më vjen keq që qeveria propozon një ligj të punës, që në fakt është një ligj kundër punëtorëve”, ka thënë ajo, duke deklaruar se lëvizja e saj “Nuit Debout”,” është e shëndetshme për të majtën franceze.

Artikulli paraprakMINISTRJA KODHELI FALNDERON FORCAT DHE INSTITUCIONET PËR NXJERRJEN E HELIKOPTERIT
Artikulli tjetërKANABIS SATIVA, NË MURIQAN ARRESTON DY KOSOVARË