MBLIDHET  KËSHILLI BASHKIAK, “GEA SPORT” DREJT LARGIMIT.Ditën e martë Vllaznia do të njohë administratorin e ri të saj. Kështu Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të vendosur konkretisht për të ardhmen. Deri tani, pas nënshkrimit të kontratës që në muajin gusht ka qenë “Gea Sport” ajo që ka patur drejtimin e klubit.

Ndërkohë pas kalimit të afatit me dtaën 12 tetor për pagesën që nuk është kryer nga presidenti Roberto Nava, tashmë Bashkia e Shkodrës ka vendosur të bëjë prishjen e kontratës. Në njoftimin e publikuar për media, juristi i Bashkisë, sqaron se në rendin e ditës do të jetë  miratimi i projekt vendimit për zmadhimin e kapitalit në shoqërinë aksionare K.F Vllaznia sh.a si dhe do të njoftohet dorëheqja e dy anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në këtë shoqëri. Kështu do të jenë sërish Këshilltarët të cilët do të marrin  vendimin e ri për të bërë riorganzimin e klubit. Siç mësohet nga burime të sigurta, pritet që skuadra ti aklojë sërish Bashkisë së Shkodrës dhe të administrohet plotësisht nga Bashkia dhe përfaqësuesit e “Gea Sport” të largohen përfundimisht nga drejtimi i skuadrës. Një hallkë që mbetet për t’u qartësuar është për zëvënëdësin ekzekutiv të kompanisë “Gea Sport”, Isuf Isufi që vazhdimisht ka theksuar në media se do të mbajë ai Vllazninë sido të jetë situata. Kështu vetëm në mbledhjen e këshillit do të kuptohet përfundimiht se cili do të jetë pozicioni i të gjitha palëve. Prandaj duke qëndruar jashtë aludimeve apio parashikimeve duhet parë se si do të vijojnë ngjarjet dhe Vllaznia e lojtarët të njohin përfundimisht si do të jetë vazhdimësia për këtë sezon futbollistik. 

 

Artikulli paraprak“THE KID” HAP FESTIVALIN E FILMIT
Artikulli tjetërAPELI LIRON ISH-ZYRTARIN E ALUIZNIT