Tetë autobusë me pasagjerë, makina të vogla dhe kamionë të transportit të mallrave nuk kanë mundur të udhëtojnë as këtë të diel nga porti i Vlorës drejt Brindizit. Duke plotësuar 48 orë black out.

Të shtunën lundrimi u bllokua për shkak të motit të keq dhe pamundësisë së tragetit për tu ankoruar në port. Ndërkohë agjencitë vijuan normalisht shitjen e biletave për të dielën, ndërsa lundrimi nuk kryhet të dielën sipas kalendarit portual. Kjo solli përplasje mes udhëtarëve dhe agjencive. Ndërsa siguria e portit për rreth 40 min nuk lejoi mediat të hynin. Pasagjerët thonë se kjo situatë nuk është normale, ndërsa shtojnë se valixhet e tyre me sendet personale gjenden prej 48 orësh në port.

Kreu i portit të Vlorës, Admir Malaj, i cili sqaroi jashtë kamerave, janë agjencitë ato që duhet të kishin njoftuar pasagjerët për lundrim të hënën dhe jo të dielën. Për të zgjidhur ngërçin zyrtarisht u komunikua edhe me shërbimet portuale të Brindizit për të kryer përpunimin e pasagjerëve këtë të diel, por pala italiane nuk ofron shërbim jashtë kalendarit zyrtar të lundrimit nga Shqipëria

Artikulli paraprakVRASJA E SHQIPTARIT NË ISLANDË KUSHËRIRI I TIJ TREGON DEBATIN QË NDODHI MES MIQVE
Artikulli tjetërMIRËMBJATJA DHE RESTAURIMI I OBJEKTEVE HISTORIKE