Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi mëngjesin e djeshëm tentuan që të vjedhin një bankomat të një banke të nivelit të dytë.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të datës 26 janar, E.A. 31-vjeç dhe F.L. 35-vjeç, të dy banues në Bulqizë dhe të dënuar më parë për vjedhje tentuan të vjedhin bankomatin.
Ata ishin të maskuar, ndërsa po tentonin të thyenin bankomatin me sende të forta për të marrë shumën e parave. Ngjarja ka ndodhur në “Lagjen e Re” Bulqizë, ndërsa policia ka ndërhyrë pas informacionit duke i identifikuar dhe prangosur.
Brenda këtij muaji ky është sulmi i tretë, pasi pak ditë më parë në Berat dhe në Vorë u grabitën dy pika bankomati. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” ,
kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal.