Token e kanë kultivuar, por të mbjellat nuk garantojnë prodhim, për shkak të mungeses së vaditjes. Kjo është problematika me të cilen përballen prej vitesh fermeret e fshatit Gorre në Kurbin, një nga zonat me rendiment mjaft të lartë në sektorin e bujqësise.
Sistemi i vaditjes në këtë zone ekziston, por ka dalë jashtë funksioni, në një gjatësi prej më se 2 km. Në këto kushte fermeret kërkojnë zgjidhje, pasi mbjellat po thahen per uje dhe nuk japin rendiment.
Mungesa e ujit për vaditjes është një problem i vjeter në fshatrat e Kurbinit, duke detyruar shumë fermer që të heqin dore nga sektori i bujqesisë, pasi toka nuk jep rendimen.