Ne kuader te zabtimit te projektit “veprimtari lokale per mbrojtjen e llojshmerise biologjike dhe zhvillimin e qendrueshem” forumi Shqiptar Liqeni i Shkodres organizoi forumet me baze komunitare ne zonat perreth ekosistemit ligatinor.
Ne kete takim merrnin pjese nje sere shoqatash mjedisore dhe drejtues te pushtetit lokal. Kreu i ketij forumi Prof.Mahir Hoti u shpreh se qellimi kryesor eshte te rrisim nivelin e njohjes per ruatjen e kesaj pasurie natyrore duke nxitur autoritete lokale per hartimin e masave. Specialistja e mjedisit Djana Bejko ne fjalen e saj tha se ekosistemi i liqenit te Shkodres eshte nje pelllg ujor qe mbledh nje siperfaqe te madhe ujrash ndaj kerkoj nga shoqatat te luajne rolin e rregullatorit. Aktiviteti synoi te siguroi pjesmarrjen e publikut ne procesin e planifikimit te veprimtarive per mbrojtjen e biodiversitetit dhe sherbimit te nevojshem te ekosistemeve per te siguruar trashegimine natyrore per brezat e ardhshem.Aktualisht liqeni i Shkodrës edhe pse listohet si një zonë e mbrojtur “Ramsar”, vetem si e tillë nuk është trajtuar në gjithë këto vite. Këtë e dëshmojnë edhe mbetjet e shumta në të. Në gjithë këte periudhe ajo ka qënë një ndër zonat më të ndotura, edhe pse disa herë janë zhvilluar të tilla aksione pastrimi.