Mario Mitaj ka dale në konferencë për median lidhur me ndeshjen me Kroacinë që do të luhet të mërkurën në kuadër të Euro 2024
Kemi lojtarë si Broja e Hasani që kanë cilësi shumë të mirë. Duhet të mundohemi të luajmë sa më mirë.
Cfarë ndryshon nga Italia a kemi shanse për pikë?
Kaloi ndeshja e Italisë, harruam mërzinë që kemi pasur se nuk morëm pikën që deshëm. Po përgatitemi sa më shumë. Analizojmë kundërshtarin. Do të futemi me personalitet si me Italinë. Shpresojmë të marrim 1 pikë.
Sa i takon ndeshjes me Italinë Mitaj tha: Në pjesën e dytë më furnizuan më shumë me pasime. Në pjesën e parë nuk e preka shumë topin. Ky ishte problem, nuk e merrja shumë topin.