Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ai i Kategorisë së Parë për sezonet 2023-2024 do të zbardhen këtë të mërkurë, teksa në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve. FSHF ka bërë me dije se shorti për edicionin e 85-të të kampionatit të Abissnet Superiore dhe të Kategorisë së Parë do të hidhet paraditën e së mërkurës, duke nisur nga ora 11-00. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati i “Abissnet Superiore” do të nisë më 19-gusht dhe është planifikuar të mbyllet me 11-maj. Ndërkohë, kampionati i Kategorisë së Parë është programuar të nisë më 2-shtator dhe të mbyllet më 8-maj.

Në kampionatin e Abissnet Superiore, këtë sezon do të marrin pjesë skuadra e Vllaznisë, Tiranës, Laçit, Partizanit, Kukësit, Teutës, Skënderbeut, Egnatias, Dinamos dhe Erzenit. Ndërkohë, në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë skuadrat e Kastriotit, Bylisit, Flamurtarit, Tomorit, Korabit, Apolonisë, Luzit të Vogël, Besës, Lushnjës, Burrelit, Vorës dhe Elbasanit. Në të dy këto kampionate, në sezonin e ri pritet të jetë një garë e egër dhe prandaj pritet me interes të mësohet edhe shorti për edicionin e ri.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, ZYRË INFORMACIONI PËR TURISTËT
Artikulli tjetërMBYLLET TURNEU “VOLEJPOJA BEACH TROPHY”