Shiu dhe mungesa e diellit mund të bëjnë që shumë njerëz të mos ndihen në formën e tyre më të mirë. Moti me shi dhe i zymtë ka një “reputacion” të keq. Kushtet e vështira i shkatërrojnë planet tona për të dalë, por ka ende shumë aktivitete argëtuese që mund të bëni në ambiente të mbyllura, këto kohë.

Në vend që ta shpenzoni të gjithë ditën duke fjetur, na lejoni t’ju propozojmë disa alternativa tepër interesante. Gjëra vajzash? Ok. Diçka romantike? U tha u bë. Nuk doni të ngriheni nga divani përveçse për të marrë ushqimet në frigorifer? Të kuptoj mjaft mirë.

Një vizitë në muzeun, teatrin, kinemanë e qytetit
Ndoshta monotonia ju ka mbytur e ju ka bërë të orientoheni drejt të dalave, kafeve etj, duke lënë mënjanë aktivitetet historike. Epo, ditët me shi janë idealet për një xhiro paaas në kohë.

SPA
Varet nga ju nëse doni një SPA në qendër estetike apo mund ta organizoni vetë një të tillë në shtëpi. Sido që të jetë, një ditë kushtuar kujdesit për veten do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Jepini një dorë aftësive në kuzhinë
Nuk ka rëndësi nëse aftësitë tuaja janë tashmë të ngjashme me të një Chef-i, ose nëse mezi dini të zieni një vezë. Në internet ke pafund receta gatimi që duhet t’i provoni e më pas t’i shijoni në divanin tuaj të ngrohtë – në zgjidhje perfekte për një ditë me shi !!

Organizoni pak jetën me atë rast
Nëse ditët me diell janë më të predispozuara t’ju shtyjnë drejt rrëmujës, ditët me shi janë të duhurat për të bërë disa sistemi në shtëpinë, tuaj, duke nisur nga dollapi i rrobave te gotat. Nëse keni nevojë për pak frymëzim, e duhura është Marie Kondo.

Shikoni filma
Mirë! Ky është aktiviteti që bëjnë shumica prej nesh. Ditët me shi dhe filmat-kombinimi perfekt. Mund të shikoni të gjithë triologjinë e Dark Knight nga fillimi në fund. ose mund të përfundoni serialin tuaj të preferuar. (turk sidomos)

Koha për shopping
Ditët me shi janë të idealet për të humbur në qendrat tregtare në kërkim të rrobave që keni parë tërë këto ditë në Instagram. Nuk keni pse shqetësoheni për kohën, është e gjitha në dispozicionin tuaj. Kujdesuni vetëm që të keni marrë rrogën.

Bowling
Filloni nga stretching, sepse ju duhet për gjuajtjen perfekte. Telefoni disa miq, porosisni ushqime të mira, dhe GO!

Koha për puzzle
Nëse jeni të dhënë pas enigmave, më besoni kur them se kompletimi i një puzzle me 1000 pjesë është më i kënaqshëm se çdo aktivitet tjetër.

Girls time
Telefono gocat, bli patetina, pije me gaz, pizza, mbyll perdet dhe voila! Koha për tu rrëfyer.

Mësoni gjëra të reja
Po ditët e sotme mund ta bësh këtë duke qëndruar në shtëpi. Ka pafund video online për aktivitete të pafundme që mund t’i nisni në çdo lloj moshe. Mësimi i një gjuhe të re për shembull.

Artikulli paraprakRIKTHEHET “PANAIRI I LIBRIT” NË SHQIPËRI, ZBULOHEN DETAJET E PARA
Artikulli tjetërBURRË E GRUA, RRIHEN PËR GJELLËN/ I MOSHUARI XHELOZ, BASHKËSHORTJA E QËLLON ME THIKË