POLICIA I GJEN NË FSHATIN GOLEM, SHKARKOHET NGA PUNA ROJA. Për 24 orë me radhë dy vajza të mitura kanë alarmuar shtëpinë e fëmijës 6-18 vjeç në qytetin e Shkodrës. Shtetaset M.Q 11 vjeç dhe SH.H 13 vjeç janë larguar nga mjediset e shtëpisë së fëmijës dhe nuk janë kthyer më. Punonjësit janë alarmuar pas disa orësh duke parë se dy vajzat nuk janë rikthyer sërish. Pas një pune kërkimore intensive është arritur që pas afro 24 oprëve 13-vjeçarje dhe 11-vjeçarja të lokalizohen nga policia.

Një prej kujdestarëve të shtëpisë së fëmijës një ditë më parë menjëherë pas marrjes së lajmit për largimin e dy të miturave rreth orës 12.45 minuta ka njoftuar shërbimet e policisë duke bërë kallzim për ngjarjen e ndodhur. Forcat e policisë në bashkëpunim me shtëpinë e fëmijës 6-14 vjeç janë vënë menjëherë në lëvizje duke nisur kërkimet dhe duke bërë hetimet e para. Nuk ka qenë shumë e lehtë për të rënë në gjurmët e dy vajzave që u larguan duke mos u kthyer më. Pas kërkimeve gjatë ditës së djeshme por edhe orëve të natës, gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00 është arritur që dy të miturat të bien në gjurmët e policisë. Dy vajzat janë gjetur në fshatin Golem të Komunës Rrethina. Ende nuk dihen shkaqet e ikjes se dy vajzave dhe se a është dikush që fshihet pas tyre?! Pas gjetjes, policia do të vazhdojë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Të miturat kanë përfituar nga një leje që i ka dhënë roja i shtëpisë së fëmijës 6-18 vjeç. Në komunikimin që kanë patur me rojen, i kanë kërkuar që të dalin sa për të blerë diçka jashtë. Kanë shfrytëzuar mirëbesimin duke u larguar. Kjo ka bërë që drejtoria të marra masa duke larguar rojen nga puna i cili nuk ka treguar, ngjarjen e largimit të dy vajzave një ditë më parë. Pas gjetjes së 11-vjeçares dhe 13-vjeçares, ato ndodhen sërish në shtëpinë e fëmijës, natyrisht tashmë nën një kujdes më të rreptë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/waCTJ4jKaOQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“DOSJET E KOMUNIZMIT TË HAPEN POR JO SIÇ DO RAMA”
Artikulli tjetërSTARTON “SHKODRA FEST” NË STAR PLUS TV