Duke filluar nga e hëna e këtij muaji pensionistët brenda dhe jashtë vendit do të marrin bonusin e radhës me vlerës 5 mijë dhe 10 mijë lekë. Të pyetur nga Star Plus, ata tregojnë se bonuset nuk ndikojnë shumë në ekonominë e tyre, por kërkojnë rritje të pensioneve.

Pensionistët janë të mendimet që bonuset po përdoren politikisht, para zgjedhjeve parlamentare.

Janë 62 milionë euro të vendosura në dispozicion të 730,430 pensionistëve, të cilët do të ndahen në dy nivele. të gjithë ata që marrin deri në 200 euro pension, do të jetë 100 euro bonus. Dhe për ata që marrin mbi 200 euro pension, do të jetë 50 euro bonus.

Artikulli paraprakSHKODËR, PJESËMARRJE E LARTË NË PRIMARE
Artikulli tjetërPUNIMET NË LOTIN E DYTË NË DUKAGJIN