Në zyrat e Postës në Koplik të Malësisë së Madhe ditët e fundit janë krijuar radhë nga pensionistët të cilët kanë tërhequr 80 mijë lekët e vjetër të dhënë nga qeveria shqiptare si shtesë për muajt e dimrit. Thuajse çdo ditë zyrat e Postës në Koplik janë të mbushur me pensionistë që qëndrojnë në radhë për tërheqjen e shpërblimit apo edhe të pensionit të tyre. Të moshuarit në Koplik shprehen se pensioni që marrin është shumë i vogël duke mos i dalë as për ilaçet e tyre.

Paketa e Madhe prej 80 mijë lekësh të vjetër për disa pensionistë në Koplik nuk është gjë tjetër veçse një lojë elektorale e qeverisë në prag të zgjedhjeve vendore që do të jenë më 14 maj.

Kjo radhë e pensionistëve në zyrat postare në Malësinë e Madhe ashtu si në gjithë Shqipërinë ka ardhur nga dëshira e tyre për t’i tërhequr sa më parë paratë në shumën prej 80 mijë lekësh të vjetër.

 

Artikulli paraprakPUNONJËSIT E PORTIT SHËNGJIN NË PROTESTË
Artikulli tjetërGUVERNATORI SEJKO NË FORUMIN ‘EUROMONEY’: POLITIKAT MONETARE DHE FISKALE DUHET TË KOORDINOHEN PËR TË …