Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Korçës, që u lanë në mëshirë të fatit nga dy fëmijët e tyrë revoltoi mbarë opinionin publik.
Të moshuarit qëndruan prej ditësh në rrugët e qytetit, pasi dy fëmijët e tyre i nxorën nga shtëpia. Pamjet e mjerueshme të të moshuarve u bënë virale ën media dhe në fund u gjet një ‘zgjidhje’.
Të moshuartit tashmë gjenden në qendrën e strehimit dhe përkiujdesjes në Poliçan.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe juristja Eni Çobani, e cila jo pak herë ju ka ardhur në ndihmë shqiparëve të vënë përballë problemeve nga më të ndryshmet.
Gjendjen e dy të moshuarve Çobani e ka cilësuar si fundin e shoqërisë shqiptare që po degradon çdo ditë e më shumë.
“Perfundimisht kjo eshte dhimbje ,hidherim, deshperim ky nuk eshte fundi i Shtetit ky eshte fundi i nje.shoqerie qe po degradon dita dites.
Kam kohe qe kam ngritur alarmin ne kete vend ku per shume syresh i dukeshin te paverteta por ne fakt ky eshte realiteti shqiptar qe na rrethon , cfare prisni me shume se kaq.
Femije qe nxjerrin ne kater rruget prindrit do te thote qe ne jemi kthyer ne primitive, egoist dhe te pavlere. Dashuria per prindrit eshte e paprekshme e pavdekshme e pamposhtur e pavdekshme.
Do jem rruga e zgjidhjes per ju prinder te mire se smund te pranoj te jepen zgjidhje per ne azil kur nuk dime se cka ndodhur me banesen e ketyre njerzve dhe si mund te guxojne femijet e tyre ti nxjerrin rrugeve prindrit.
Duajini prindërit e tuaj dhe kujdesuni me dashuri për ta. Vlerën e tyre të vërtetë keni për ta kuptuar, kur të shohësh bosh vendin ku ata uleshin përherë.’ ka shkruar Eni krah fotos së të moshuarve.