Pensionistët do të marrin 100 deri në 150 euro bonus në fund të vitit, deklaroi kryeministri Edi Rama ditën e djeshmë në kuvend. Ky vendim sipas pensionistëve në qytetin e Shkodrës nuk është aspak zgjidhje për t’I ndihmuar, pasi shpenzime e tyre janë të larta gjatë gjithë vitit. Ata thonë se duhet të rriten pensionet e tyre, dhe jo bonusi që marrim vetëm 1 herë në vit.
Pensionistët thonë se me pensionet që marrin e kanë të pamundur të përballojnë jetesën, ndaj shpesh herë detyrohen të marrin borxh apo të kërkojnë ndihmë nga fëmijet e tyre.
Të gjithë pensionistët të cilët kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin trefishin e bonusit, 150 euro, ndërsa pensionistët të cilët marrin më shumë se 20 mijë lek do të marrin dyfishin, 100 euro bonus.