Kompanitë telefonike vijojnë të abuzojnë me çmimet dhe shërbimet që I ofrojnë klientëve të tyre. Të pyetur nga Star Plus, qytetarët shkodranë thonë se janë të pakënaqur me tarifat mujore që paguajnë pasi ofertat mbarojnë para periudhës së përcaktuar.

Ndërkohë, ka nga ata qytetarë që kërkojnë një reagim nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit, duke qënë se institucionet më të larta nuk po angazhohen në kontrollin e tregut.

Star Plus Tv do të ndjekë me përgjegjësi këtë problematikë,pasi janë të shumtë qytetarët shkodranë që ankohen se kanë rënë pre e abuzimeve nga kompanitë telefonike.

 

Artikulli paraprak“SPIUNËT RUSË” MEPJ I PËRGJIGJET AMBASADËS RUSE: NUK JU LAJMËRONIM DOT PA KËRKESËN E TË ARRESTUARVE
Artikulli tjetërRAMA U PËRGJIGJET KRITIKËVE PËR LUIZA GEGËN: MEXHELISI POLITIK E MEDIATIK ËSHTË KTHYER NË NJË ÇMENDINË