
Ndotja e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna është një fenomen I trajtuar disa herë, por ende nuk po merr zgjidhje. Mungesa e sensibilizimit të qytetarëve, për mbajtjen pastër të mjedisit përreth por edhe mungesa e ndërhyrjes së institucioneve ka bërë që vullnëtarët e “Eko Mendje” të pastrojnë disa prej pikave problematike përgjatë shëtitores së së Bunës.
Ndërkohë, aktivisti Mirsad Basha kërkon që institucionet të marrin masa ndaj qytetarëve dhe subjekteve që po ndotin liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.
Ndotja e lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës ka dëmtuar ndër vite biodiversitetin, ndaj ndërhyrja e institucioneve duhet të jetë e menjëhershme