Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale në të cilat ndodhen një pjesë e konsiderueshme e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Ndoz Mazi” në Shkodër kanë nxitur një nisëm për të mbledhur të ardhura si dhe veshëmbathje dhe ushqime. Mësuesja e kësaj shkolle Eliona Shkreli tregon se shumë prej fëmijëve të kësaj shkolle janë në kushte ekstreme varfërie.

Ajo që ndërmori e para nismën për të ndihmuar nxënësit e shkollës “Ndo Mazi” është Marjana Koçeku, një aktiviste në rrjete sociale. Koçeku tregon se është përballur me raste të paimagjinueshme të kushteve në të cilat ndodhen disa prej nxënësve.

Mari Seliaj është 38 vjeçarja nga fshati Bardhaj në njësinë Rrethina e cila ka 5 fëmijë në shkollën “Ndoc Mazi” ndërsa tregon se jetesa për ta është tejet e vështirë. Vajza e madhe 14 vjeçe detyrohet çdo ditë të ecë mbi orë e gjysëm në këmbë.

Ndërkohë drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia thotë se mbështet këtë nisëm dhe po shqyrtohen mundësitë se si mund t’i vijnë në ndihmë nxënësve të “Ndoc Mazit”.

Nga 143 nxënës të shkollës “Ndoc Mazi”, 13 prej tyre janë me prindër të divorcuar dhe probleme ekonomike, 30 me ndihmë ekonomike, 8 të tjerë rrezikojnë të braktisin shkollën, shtatë janë me probleme shëndetësore dhe 10 të tjerë me aftësi ndryshe. Deri më tani po shpërndahen disa ndihme ushqimore dhe veshëmbathje ndërsa pritet që qytetarë të ndryshëm të dhurojnë edhe për mbulimin e transportit të nxënësve në nevojë për këtë vit shkollor.

 

Artikulli paraprakOPERACIONI “FIJET”, ÇMONTOHEN 20 KAMERA TË TJERA TË GRUPEVE KRIMINALE
Artikulli tjetërKONKURS MES SHKOLLAVE NË HISTORI DHE GJEOGRAFI